Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar shefin e Listës Serbe, Sllavko Simiç.
Ajo i ka thënë Simiçit se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e punës në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës, transmeton Koha.net.
Sipas një komunikate nga BE, thuhet se ajo ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë nevojën për të zbatuar marrëveshjet e arritura në këtë dialog.
Në takim ata biseduan edhe për ndihmën multi-milionëshe për Veriun e Kosovës si dhe për Fondin e Zhvillimit, duke përmendur edhe nevojën për më shumë angazhim për zbatimin e projekteve të financuara nga këto instrumente ndihmëse. (b.an)