Prej 4 ditësh, forcat e ushtrisë irakene kanë nisur një ofensivë të gjerë në qytetin e rëndësishëm të Mosulit i cili kontrollohet prej kohësh nga militantët e ISIS.
Teksa luftimet po ashpërsohen dita-ditës, autoritetet i kanë bërë thirrje civilëve të largohen nga qyteti.
Ndërkohë mes personave që përpiqen të largohen, ka edhe militantë të ISIS të cilët shohin se si po humbasin terren.
Shumë prej tyre maskohen si femra për tu larguar. Por jo të gjithë ja kanë arritur. Ndoshta “trimat” i ISIS pas publikimit të këtyre fotove nuk do ndihen më aq të fortë…/a.m.