“Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh”. Këto ishin fjalët që përsërit pa pushim i riu Erjon Selimaj, 25 vjec nga Picari i Vlorës që prej orës 14:30 të kësaj së marte qëndron i hipur në një vinç gjigant tek vendi ku po ndërtohet stadiumi i ri, ‘Arena Kombëtare”.
Me djaloshin u lidh Report Tv direkt nga studio e lajmeve. Spikerja Aida Toncica mundi te lidhej direkt me Erjonin dhe të sjellë para shqiptarëve apelin e tij për ndihmë. Spikerja negocioi për rreth 20 minuta në bisedë telefonike me Erjonin, duke u përpjekur ta bindë të zbresë.
25-vjeçari deklaron se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me drejtoreshën e Konviktit Zaje Balla duan që të më fusin në burg.
Spikerja e Report Tv: Erjon jemi ne transmetim direkt..
Erjoni: Dua të bëj një denoncim ndaj shtetit. Dola nga burgu në 22 shtator 2015 u pendova shumë për krimet që kam bërë. Doja të ndihmoja babain, pasi është sëmurë, e mbajta me forcat e mia. Dritan Leli e di këtë problem dhe nuk më hap dyert, por lajmëron policinë. Sot përballem në gjykatë sikur kam rrahur babanë. E mora nga fshati për ta mbajtur babanë, por kryetari i bashkisë ka fryrë drejtoreshën e Konviktit.
Spikerja: Po kush do të të bëjë keq ty?
Erjoni: Shteti do të më fusë në burg që të mos ankohem. Dritan Leli më ka ofenduar gjithmonë më ka thënë je i sëmur mendorë dhe mos më hajde më në bashki.
Spikerja: Të lutem zbrit. Më premto se nuk do të hidhesh
Erjoni: Kam frikë se po zbrita do të më rrahi policia
Spikerja: Dëgjo, bëjmë një pakt. Ti të zbresësh që aty dhe unë të garantoj se me kamera do të ndjekim cdo zhvillim poshtë. Kemi marrë garancinë se nuk do do të të prekë njëri me dorë.
Erjoni: Unë nuk zbres që këtu sot.
Spikerja: Ti do të zbresësh, sepse na ne ke në krah. Jemi me ty Erjon, por zbrit
Erjoni: Nga flet ti, je në studio? Na dëgjojnë njerëzit?
Spikerja: Të garantoj se po na ndjekin live të gjithë. Po na ndjekin teleshikues nga mbarë vendi, po na dëgjon dhe policia. Dua që gjithë kjo bisedë që po bëjmë të konkludohet me një mision pozitiv. Ne do ndjekim me kamera dhe të gjithë do shohin cdo gjë.
Erjoni: Këta janë mashtruesa. Që nga Leli i pari. News24 më ka mbyllur derën. Unë akuzohem se kam rrahur babain. Kanë dalë dëshmitarë të rremë.
Spikerja: Shfrytëzoje këtë rast dhe mundohu të zgjidhim problemet e tua
Erjoni: Nuk dua të zbres
Spikerja: Erjon, do të shohin gjithë shqiptarët sesi do shkojë puna. Do kesh një punë, do kesh një strehë me babain. Report Tv do të të ndihmojë. Kemi garanci se nuk do të shkosh as në burg
Erjoni: Të mbyllet dosja
Spikerja: Do të të mbyllet, pro të lutem zbrit
Erjoni: Janë mashtrues. Po u afrua njëri do të hidhem që këtu
Spikerja: Po cfarë arsye nuk zbret tani? Nuk jepen sqarimet aty lart. Hajde në studio, flasim këtu bashkë dhe do zgjidhim gjithçka
Erjoni: Dritan Leli të japë llogari që përse më la rrugëve
Spikerja: Duhet të mbyll telefonin sepse negociatorët duhet të flasin me ty, por zbrit
Erjoni: Shteti më ka bërë gjithçka të padrejtë. Nuk e kam rrahur baba
Policia ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që që të zbresë.
Ende nuk dihet sesi i riu ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç. Roja i nje parkingu eshte shoqeruar nga policia per te mesuar si ka arritur qe te depertoje brenda stadiumit dhe te ngjitet i riu.
KRYETARI I BASHKISE SE VLORES, LELI: CMOS TE NDIHMOJ ERJONIN!
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është shprehur për Report Tv se po njihet me rastin në fjalë.
Ai garanton se do të bëjë çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit.
“Do bëj çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit”, bën të ditur Leli për Report Tv.