Ben Blushi deklaroi në Opinion se i kanë kërkuar votën për një mocion kundër Edi Ramës. Blushi tha se mocioni ishte organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por nuk tha kush ia kërkoi votën.
Përgjigjja e tij ka qenë se do ta jepte votën nëse kthehen zgjedhjet në PS dhe të korrektohej cilësia e qeverisjes
“Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi. Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSIsë, për gati një javë qeveria pothuajse ra. Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 6364 mandate. Në atë ngushticë numrash, sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën. Kemi kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion nga Saliu dhe Ilir Meta. U kemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Korrektim do të thotë të ndryshosh rrugë. Të bësh disa reforma për të varfrit, të rrisësh pagat dhe pensionet, të ulësh çmimin e energjisë për të varfrit, të rrisin asistencën sociale, të heqin dorë nga koncesionet. Kjo qeveri i ka bërë gabim”, tha Blushi.
Tema/d.i.