• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Sistemet raketore S-400, Rusia i tregon “kufijtë” Erdoganit

by A M
29/09/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtypi turk ka raportuar së fundmi se Turqia synon që të “mbyllë në magazinat e saj” sistemet raketore S-400 apo t’i transferojë ato në vende të tjera, në mënyrë që të bindë Uashingtonin për ta kthyer Ankaranë në programin e përfitimit të avionëve F-35.

Këto raportime duket se kanë vënë në lëvizje Rusinë, e cila ka shprehur hapur pakënaqësinë për to. Me rastin e këtyre publikimeve dhe skenarit të transferimit të sistemeve të armëve kundërajrore ka reaguar numri dy i Kremlinit, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Lavrov foli për ekzistencën e një “klauzole të përdoruesit fundor” në kontratën e furnizimit të nënshkruar nga Rusia dhe Turqia për S-400, e cila në thelb nuk lejon që Ankaraja t’i shesë apo transferojë ato në vende të tjera pa pëlqimin e Moskës, raporton A2.

“Kontratat e armëve përmbajnë një paragraf për certifikimin e përdoruesit përfundimtar. Për të bërë diçka tjetër me produktet e dorëzuara sipas një certifikate të tillë, e cila përmend vendin që merr këto armë si përdorues përfundimtar, kërkohet pëlqimi i vendit që i shet këto armë”, sqaroi ministri rus, përcjell A2.

Duke vënë në dukje se në të gjitha aspektet e tjera “nuk ka asgjë për të komentuar” blerjen nga Ankaraja të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Lavrov shtoi: “Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një politikan me përvojë. Ai vendos gjithçka në interes të popullit dhe vendit të tij”.

Next Post
“Ma nxirrni atë të degjeneruarën nga shtëpia”, përballja e kunatave: Doja të njihja nënën time

“Ma nxirrni atë të degjeneruarën nga shtëpia”, përballja e kunatave: Doja të njihja nënën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com