Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të hënë me 18 vjet burg shtetasin Alban Hyka, duke e shpallur fajtor për vrasje. Konkretisht, Hyka akuzohet për vrasjen e shtetasit Luan Koprencka, pas një sherri të verifikuar mes tyre për zhurmën në lokal.
Ndaj Hykës, i cili ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen, do të aplikohet gjykimi i shkurtuar dhe rrjedhimisht dënimi ndaj tij shkon në 12 vjet.
Shkaku i sherrit
Zhurmat dhe problemi me tualetin e banesës që pikonte mbi ambientet e lokalit ka qenë shkaku i sherrit që degjeneroi në përdorimin e thikës e la viktimë 55 vjeçarin Luan Koprencka në 30 Maj të këtij viti.
Sherri mes tyre ka nisur për shkak se nga tualeti i apartamentit të viktimës rridhte ujë në tavanin e lokalit që ishte në katin e parë.
Ky ka qenë një konflikt i përhershëm mes viktimës dhe autorëve të dyshuar, që dje ka përshkallëzuar deri në përleshje me gurë e thika. Fillimisht mes 55-vjeçarit dhe dy të dyshuarve ka pasur një debat me tone të larta e më pas janë përleshur edhe fizikisht. aNë një moment, shtetasi Alban Hyka ka nxjerrë një thikë, duke e kërcënuar viktimën. Ndërsa vetë 55-vjeçari, për t’u mbrojtur ka marrë një tullë në tokë