Një 52 vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në Shkozet të Durrësit, pasi i ka rënë përsipër një portë hekuri.
Shtetasi me inicialet A.Ç, punonte si roje në një mobileri që po ndërtohet në këtë zonë.
52 vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./java/a.k