Policia e Kosovës ka bastisur OJQ-të aktivitetet e të cilave janë lidhur me Iranin, si pjesë e një strategjie për të luftuar ekstremizmin fetar.
Policia e Kosovës mësyu pesë OJQ të mërkurën mbi dyshimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si pjesë e një strategjie për të goditur praktikat dhe mbështetësit e islamit radikal.
“Mësymjet janë të lidhura në një çështje që po hetohet nga Prokuroria Speciale, me synimin e parandalimit dhe luftës ndaj terrorizmit në Republikën e Kosovës,” tha prokuroria.
Vendet e mësyra ishin në Prishtinë dhe Prizren. OJQ-të bastisura në Prishtinë ishin, Nisa, Bregu i Diellit dhe Ibni Sina, ndërsa ato në Prizren ishin Kurani dhe Ehli Bejti
E përditshmja kosovare “Express” tha se OJQ-të kishin që të gjitha lidhje në Iran dhe me grupe Shiite atje. Gazeta pretendoi se themeluesit e organizatës Kurani, Ikballe Huduti-Berisha dhe burri i saj Asllan Berisha, pronarë të një biznesi pronash të paluajtshme, kanë lidhje me Iranin dhe kanë rekrutuar kosovarë për të luftuar për interes të Iranit.
Ikballe Huduti ka gjithashtu një foto publike në llogarinë e saj në Facebook me ish presidentin e vijës së ashpër të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.
Vajza e saj, Zehra, vizitoi Iranin tre vite më parë dhe dha një deklaratë për stacionin televiziv iranian Nasr TV duke thënë se ishte atje për të ndihmuar në luftën kundër Izraelit dhe Amerikës.
OJQ-ja në fjalë është regjistruar në vitin 2002 dhe në një vit ka grumbulluar dhe qarkulluar më shumë se 100,000 euro.
Ibni Sina, një tjetër OJQ që u bastis nga policia, e deklaron veten një organ kërkimor edukues me synimin e studimit të kulturës dhe civilizimit islamik, veçanërisht në “Iranologji dhe letërsinë Perse”.
OJQ-të e tjera kanë aktivitete të ngjashme, ku Bregu i Diellit shërben si një fjetore në Prishtinë dhe të tjerë publikojnë propagandë, përhapin mësime të Revolucionit Islamik Iranian.
OJQ-të e lidhura me Iranin janë të pavarura dhe në fakt kundër mbështetësve të Shtetit Islamik në Kosovë, të cilët u arrestuan në aksione të tjera policore, ku më i famshmi është ai i gushtit 2014.
Irani dhe Shteti Islamik janë armiq të betuar, që luftojnë me njëri-tjetrin në luftëra në Lindjen e Mesme dhe prezantojnë shiat dhe islamin suni respektivisht.
Frika rreth përparimit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ka nxitur rivendosjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.
BIRN