Një djalë i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri banal me disa persona të paidentifikuar ende, mëngjesin e së premtes (ora 03:00).
Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit Avni Rustemi në kryeqytet, ku i riu me iniciale H.N është goditur me thikë në brinjë.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./java/a.k