Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ratkoc të Rahovecit, në Kosovë. Përpara gjimnazit “12 Maji” një vajzë është rrahur barbarisht nga familjarët e saj siç raportohet nga “Botapress”.
Dhuna me grushte e shqelma thuhet se është ushtruar nga xhaxhai i vajzës dhe familjarë të tjerë, si një ndëshkim për të.
Klithmat e vajzës ndërsa u kërkon ndihmë bashkëmoshatarëve të saj, kanë tronditur nxënësit e kësaj shkolle të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtij akti makabër.
Nuk dihen akoma arsyet që kanë çuar familjarët të tregohen të pamëshirshëm ndaj vajzës, por pritet një reagim i policisë në sqarimin e plotë të ngjarjes.