Sot organi zyrtar i Partisë Demokratike, RD, ka sulmuar FedericaMogherinin, të cilën e ka akuzuar për trefik droge. Në fakt nuk është hera e parë Partinë Demokratike dhe eksponentët e saj të bëjnë akuza të tilla. Këtë gjë e bën çdo ditë nga foltorja e selisë së saj dhe çdo të enjte e bën doktori nga salla e Parlamentit kundrejt Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe qeverisë shqiptare. Me “qytetarin dixhital” si bazë informatori, nuk kursen asgjë kundrejt askujt.Por, nëse deri tani e gjithë balta ishte shënjestruar tek kundërshtarët politikë, sot u shënjestrua numri 2 i Brukselit. Haptazi, në mënyrë gjakftohtë, edhe ajo sipas PD është pjesë e trafikut të drogës.Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i cili shkruan në Facebook se: “Gazeta e Partisë Demokratike është katandisur më keq se ‘padroni digjital’. Strategjia për të përbaltur cilindo, brenda e jashtë vendit, sot nuk ka kursyer as Përfaqësuen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Përbaltje pa kufi, e turpshme dhe e pa-pranueshme e miqve më të ngushtë të shqiptarëve.”Në fakt Partia Demokratike ka akuzuar më parë edhe ambasadorë në Tiranë, por është hera e parë që baltosja shkon drejtpërdrejt në Bruksel./Lexo.al