Disa orë pas aksidentit të rëndë në Sukth të Durrësit ku nga përplasja e dy automjeteve humbën jetën 4 të rinj, 3 vajza dhe një djalë, policia ka identifikuar zyrtarisht viktimat.
“Mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases Gerta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë”- njofton policia.
Në foton e mëposhtme janë dy prej viktimave, shtetaset Gerta Sherifi 23-vjeçe dhe Izabela gega 33-vjeçe. Po ashtu, ka humbur jetën edhe shtetasja tjetër që udhëtonte me to Elona Xhuti.
Ndërkohë në mjetin tjetër shtetasi Dashnor Deliallisi, edhe ai i mbetur i vdekur udhëtonte i vetëm.
Greta, Izabela dhe Elona, tre shoqet, viktima te aksidentit