Nga Spartak Ngjela
Ilir Meta në Greqi: Kërkon të shtesë interesin kombëtar, për t’i shpëtuar akuzave që priten të ngrihen kundër tij. Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd.
Por, Meta harron se në Tirane sot nuk është Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe njëzet demokratë eruditë shqiptarë që mund të rrëzohen me mercenarë grekë. Jo zoti Meta! në Tiranë sot ke Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe NATO-n. Janë shumë, prandaj kot lodhesh që shkon të shesësh interesin e Shqipërisë për të mbrojtur gjënë e vjedhur. Është e turpshme, por jo për vjedhësit, se ata s’kanë turp.
Është vjedhës naiv ky Ilir Meta, se mendon që të mundë Amerikën me kaçakëri politike si Ahmet Zogu me Beogradin në vitin 1924 dhe Enver Hoxha po me Beogradin në vitin 1944.
Kur politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian kanë filluar të flasin për çështjen Çame, Meta “memec” për këtë çështje në Athinë, iu thotë indirekt grekëve se “në Tiranë më keni mua”. Edhe grekët të gëzuar i japin edhe medalje ari (!). Por asgjë nuk ka Metë mavria në dorë. Ai tani është katandisur si enët bosh që bëjnë vetëm zhurme, duke pritur penalizimin e tij.