Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi efektivin e RENEA-s të vrarë në Lazarat Ibrahim Basha (pas vdekjes) me Dekoratën e Artë të Shqiponjës.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës, thuhet se kjo dekoratë i akordohet me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”