Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka publikuar një video ku tregon një gafë që ka ndodhur me tifozët shqiptare dje në Shkodër. Dy tifozë spanjollë të veshur me uniformat e Spanjës, ndërkohë që qëndronin pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Spanjës, janë ngatërruar nga shqiptarët si futbollistë spanjollë.
Ditën e sotme në Spanjë kjo video është bërë hit dhe ka marrë shumë shpërndarje. Ndërkohë gazetari spanjoll i cili ndodhej aty, nuk ka nguruar dhe e ka filmuar këtë pjesë, duke intervistuar më pas edhe tifozët spanjollë.
“Ishim në Bari dhe menduam të udhëtonim drejt Shqipërisë për të mbështetur kombëtaren”,- shprehet njëri prej tyre.
“Tani është e pamundur të largohemi që këtu, ju e shikoni ç’po ndodh”,– thotë tifozi tjetër spanjoll./JOQ/