Enti sizmologjik në Maqedoni ka regjistruar një dridhje të re të tokës, në mesnatë, me epiqendër në rajonin e Shkupit, përcjell “Telegrafi Maqedoni”.
Ky tërmet është regjistruar në orën 1 të mëngjesit të sotëm, me një forcë prej 1.6 shkallë Rihter. I njëjti është ndier në Shkup dhe rrethinë, me një intensitet prej 3 shkallësh, sipas sistemit makrosizmik evropian./a.m.