Bajamja ndez libidon tek femrat dhe stimulon prodhimin e hormoneve mashkullore.
Që në kohërat më të hershme, mendohej se aroma e bajameve nxiste pasionin tek femrat. Shpesh bajamja konsiderohet si simbol i pjellorisë apo fertilitetit. Prandaj që të shtoni dëshirën seksuale bëni mirë që herë pas here të shtoni në menynë tuaj bajamet.
Përpos efekteve afrodiziake edhe për shumë arsye të tjera, bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frutit të drurit të bajames.
Studime të shumta kanë treguar për një sërë përfitimesh shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre. Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina. Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e alzheimerit, veprojnë si antioksidantë, përmirësojnë punën e aparatit tretës etj.
Por me bajame, përveçse të ndihmoni organizmin, mund të shtoni edhe dashurinë. Duke nisur nga kuzhina, për të përfunduar në shtrat. Sepse bajamja konsiderohet prej kohësh si afrodiziak i fuqishëm. Ky frut i thatë stimulon libidon jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore.
Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre atëherë pasioni do të jetë i garantuar. Për shembull bajamet me avokado shkojnë shumë mirë. Nëse aroma e bajameve nuk ju ngacmon aq sa duhet, mund të bëni edhe më shumë se kaq: ndizni disa qirinj me aromë bajamesh dhe rrethoni shtratin.
Gjithë kjo panoramë do të ndikojë po kaq edhe në trurin e partnerit. Mund të bëni edhe një masazh me vaj bajamesh. Gjithçka për një natë romantike, ku kryefjala të jetë bajamja…