Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviç, ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës.
Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, raporton lajmi.net.
“Situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk është ekonomik, por politik”, ka thënë Stojanoviç, transmeton lajmi.net.
“Në këtë situatë të krijuar, mund të vijmë në një situatë ku ne nuk do të marrim më pjesë në asnjë votim që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Stojanoviç. (b.an)