Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, një ditë më parë në Itali, pasi humbi kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe u përplas me një mur.
Sipas mediave italiane, studenti me origjinë shqiptare Dorian Pianca po kthehej në shtëpi bashkë me një shok, rreth orës 2 të mëngjesit, kur ka humbur kontrollin e motorit për shkak të lagështirës dhe është përplasur me një mur në rrugën Lapadule, mes qytezave Pietrasanta dhe Camaiore.
Dy të rinjtë u dërguan menjëherë në spital, por 21-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij B.G., është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Sipas hetimeve të para, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë, që ka shkaktuar rrëshqitjen e motorit.
BW/d.i.