Rreth 10 ton drogë e llojit kanabis sattiva janë sekuestruar sot në Vlorë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se kanë zbuluar sasinë e madhe të drogës në 6 kasolle.Gjashtë persona mësohet se janë vënë në prangat e policisë. Sipas Prokurorisë, lënda narkotike ka qenë në proces tharje, përpara se të hidhej në treg.
Vendi ku është kapur droga i përket plantacioneve që prej një muaji kohët e fundit janë kapur në shtetin italian, rreth 2 ton hashash, në dy gomone të kapura ditët e fundit. Droga e sekuestruar sot në mëngjes po përgatitej për t’u dërguar drejt shtetit italian. Policia ka arrestuar 6 persona të cilët janë kapur në magazinat e kanabisit, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.
ma.me