Tre të rinjtë, Sokol Geci, Eraldo Dodaj dhe Pashk Teska u arrestuan sot nga policia në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, pasi u kapën me rreth 659 gr kokainë, 50 kg kanabis dhe një armë tip pistoletë TT.
Të rinjtë i bënë rezistencë policisë, duke i drejtuar armën dhe u përpoqën të largoheshin, duke detyruar shërbimet policore të bënin qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e tyre.
Sokol Geci, 22 vjeç, nga Tropoja, Eraldo Dodaj, 19 vjeç, nga Mirdita dhe Pashk Teska, 20 vjeç, nga Laçi u arrestuan pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajtjes nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre.
Në momentin e ndalimit nga policia, të rinjtë udhëtonin me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga Erald Dodaj. Sapo është afruar policia, 22-vjeçari Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “Kokainë”, me peshë 659 gramë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
– 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geci)
– 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT
– 1 automjet tip “Ford”
– 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme.
BW/d.i.