“Sot jemi për një çështje tjetër. Pjesa më e madhe e prokuroreve janë femra, shumë prokurore femra dinë të përballen me kërcënime.”
Kështu është shprehur Kryeprokurori Adriatik Llalla në ceremoninë për diplomimin e magjistratëve, kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmin për kërcënimet me jetë në emër të tij.
Kështu Llalla ka shmangur një përgjigje për pyetjen nëse ai është kërcënuar apo jo nga segmente të krimit, një lajm ky i javës së kaluar i cili u vu në qendër të vëmendjes mediatike./java/a.k