Çmimi i Madh i Malajzisë e largon edhe më shumë britanikun Leëis Hamilton nga mbrojtja e titullit kampion.
Piloti i Mercedesit u tradhtua nga motori i tij në xhiron e 41 të garës, atëherë kur po garonte i qetë në vend të parë, dhe e sheh edhe më larg vendin e parë të renditjes së përgjithshme për pilotë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën në vendin e tretë, transmeton tch.
Gara që u fitua nga Daniel Ricciardo, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Max Verstappen, nisi menjëherë me aksident për Rosberg, i cili u prek nga Sebastian Vettel në kthesën e parë. Ishte gjermani i Ferrarit ai që e pësoi më keq duke braktisur garën, ndërsa Rosberg rikuperoi duke kapur podiumin.
Me këtë rezultat, Rosberg e çon në 23 pikë diferencën me Lewis Hamilton, kur duhen edhe 5 gara nga përfundimi i Botërorit të Formulës 1.Vetëm vendi i katërt për Kimi Raikkonen me Ferrari. (b.an)