Rreth 250 kg marijuanë janë sekuestruar sot nga policia greke në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ka qenë një operacion i policisë greke në fshatin Dhespotiko, në Janinë, që ka pikasur automjetin e ngarkuar me lëndën narkotike, i cili në atë moment po furnizohej me karburant në kufirin e gjelbër.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë dy transportuesit e lëndës narkotike, të cilët janë shtetas grekë, të moshës 37 dhe 61-vjeç.
Në automjetin e tyre u gjetën 101 pako me 250 kg marijuanë.
shqiptarja.com/d.i.