Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimin pasuror për oficerin tashmë të shpallur në kërkim Fatos Lushi.
ABC News ka mësuar se prokurorët e çështjes, krahas hetimit penal për akuzën e korrupsionit, po kryejnë edhe verifikimin pasuror të tij dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes.
Hetuesit thonë se do i kërkohet zyrës së Regjistirmit të Pasurive të Paluajtshme për të evidentuar pronat dhe pasuritë e oficerit Lushi.
Gjithashtu do të kërkohet edhe nga bankat e nivelit të dytë, të zbardhen llogaritë e tij bankare dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes, siç po kërkohet edhe nga QKR për ndonjë biznes të regjistruar në emër të tij.
Burimet thonë se oficeri Lushi vazhdon të jetë në kërkim policor dhe nga java që vjen, pritet që me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e krimeve të Rënda t’i caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Kjo pasi dyshohet se me veprimet e tij, duke marrë shumën prej 18 mijë eurove ka konsumuar veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shkruan “AbcNews”./a.m.