Eurostat thotë se, popullsia mbi 80 vjeç arriti në 27 milionë banorë në fillim të 2015-s nga 19.7 milionë që ishin më 2004. Ndërsa në Shqipëri, popullsia mbi 80 vjeç arriti në mbi 64 mijë persona në 2015 nga rreth 40 mijë që ishin më 2014.
Gjithsesi, në totalin e krejt popullsisë në Shqipëri, 80-vjeçarët kanë një peshë më të ulët. Në BE, kjo grup-moshë zuri në vitin 2014, 9.5% të totalit të popullsisë ndërsa në Shqipëri, kjo grup-moshë zuri 2.3% të totalit të popullsisë.
Eurostat vëren një rritje të numrit të të moshuarve në të gjitha vendet e BE. Më 2015, një në çdo 20 persona që jetojnë në BE ka qenë rreth moshës 80 vjeç ose mbi këtë moshë. Gjithashtu, Eurostat arsyeton se, plakja e strukturës së popullsisë është pjesërisht, si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë, e cila u rrit nga 8.4 vjet në vitin 2004 në 9.5 vjet në vitin 2014.
Femrat përbëjnë ende rreth dy të tretat e personave të moshuar në BE. Ky mbipërfaqësim i grave në mesin 80-vjeçarëve ose më shumë vihet re në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, që festohet çdo vit më 1 tetor, Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Europian) publikon indikatorët demografikë për të moshuarit që jetojnë në BE.
Njerëzit e moshës 80 vjeç në vitin 2014 mund të jetojnë së paku 1 vit më shumë se në Francë, e ndjekur nga Spanja (10.4 vjet), Luksemburgu (10.1 vjet) dhe Italia (10.0 vjet).
Në anën e kundërt të shkallës, jetëgjatësia është ulët për moshën 80 vjeç në Bullgari (7.0 vjet), Rumania (7.6 vjet), Kroacia (7.7 vjet), Hungaria dhe Sllovakia (të dyja 7.9 vjet). Kjo do të thotë se ekziston një hendek 4-vjeçar në të gjithë BE-në.
Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Arsyet lidhen me uljen e fertilitetit dhe emigracionin e rritur./MONITOR ma.me