• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EUROSTAT/ Shqipëria po plaket me ritme të shpejta nga viti në vit

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të moshuarve mbi 80 vjeç është rritur në Shqipëri me ritme më të larta se në Bashkimin Europian gjatë dekadës së fundit. Sipas një publikimi të posaçëm të Eurostat, numri i të moshuarve mbi të 80-at është rritur me 58% në Shqipëri nga viti 2004 deri më 2015, ndërsa në Europë, numri i kësaj grup-moshe është rritur me 38%.

Eurostat thotë se, popullsia mbi 80 vjeç arriti në 27 milionë banorë në fillim të 2015-s nga 19.7 milionë  që ishin më 2004. Ndërsa në Shqipëri, popullsia mbi 80 vjeç arriti në mbi 64 mijë persona në 2015 nga rreth 40 mijë që ishin më 2014.

Gjithsesi, në totalin e krejt popullsisë në Shqipëri, 80-vjeçarët kanë një peshë më të ulët.  Në BE, kjo grup-moshë zuri në vitin 2014, 9.5% të totalit të popullsisë ndërsa në Shqipëri, kjo grup-moshë zuri 2.3% të totalit të popullsisë.

Eurostat vëren një rritje të numrit të të moshuarve në të gjitha vendet e BE. Më 2015, një në çdo 20 persona që jetojnë në BE ka qenë rreth moshës 80 vjeç ose mbi këtë moshë. Gjithashtu, Eurostat arsyeton se, plakja e strukturës së popullsisë është pjesërisht, si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë, e cila u rrit nga 8.4 vjet në vitin 2004 në 9.5 vjet në vitin 2014.

Femrat përbëjnë ende rreth dy të tretat e personave të moshuar në BE. Ky mbipërfaqësim i grave në mesin 80-vjeçarëve ose më shumë vihet re në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, që festohet çdo vit më 1 tetor, Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Europian) publikon indikatorët demografikë për të moshuarit që jetojnë në BE.

Njerëzit e moshës 80 vjeç në vitin 2014 mund të jetojnë së paku 1 vit më shumë se në Francë, e ndjekur nga Spanja (10.4 vjet), Luksemburgu (10.1 vjet) dhe Italia (10.0 vjet).

Në anën e kundërt të shkallës, jetëgjatësia është ulët për moshën 80 vjeç në Bullgari (7.0 vjet), Rumania (7.6 vjet), Kroacia (7.7 vjet), Hungaria dhe Sllovakia (të dyja 7.9 vjet). Kjo do të thotë se ekziston një hendek 4-vjeçar në të gjithë BE-në.

Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Arsyet lidhen me uljen e fertilitetit dhe emigracionin e rritur./MONITOR  ma.me

plakja-e-popullsise

Next Post
Laboratori i drogës në Mat, autori kryetar i PD-së në Rukaj

Laboratori i drogës në Mat, autori kryetar i PD-së në Rukaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Policia kontrollon nivelin e zhurmave në ish-Bllok, ja si rezultuan matjet

VIDEO / Policia kontrollon nivelin e zhurmave në ish-Bllok, ja si rezultuan matjet

July 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sulmuesit më efikasë që ende luajnë futboll

July 20, 2026
Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

July 20, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Spastrimi etnik nëpërmjet inxhinierisë së identitetit

July 20, 2026
Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

July 20, 2026
Britania kërkon ‘shpëtim’ te Burnham, 3 vite për të ndryshuar fatin e vendit

Britania kërkon ‘shpëtim’ te Burnham, 3 vite për të ndryshuar fatin e vendit

July 20, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vapa sjell rrezik për helmime dhe probleme shëndetësore, mjeku: Kujdes me ushqimet dhe temperaturat e larta

July 20, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi- Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 20, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Kuvendi shqyrton sot raportet institucioneve të drejtësisë, PD ende pa vendim për pjesëmarrjen

July 20, 2026
Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In