Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) nuk kanë më kontroll mbi asnjë pus nafte në Irak pasi që janë përzënë nga forcat qeveritare javën e kaluar prej një zonë afër Kirkuk. Lajmi është bërë i ditur nga ministria irakiane e Naftës. ISIS është mposhtur dhe përzënë nga Shirqat të enjten e kaluar nga forcat irakiane të mbështetura nga ShBA.
Ndërkohë, muajin e kaluar, ky grup humbi fushën e naftës në Qayara, në jug te Mosulit. I privuar nga të ardhurat prej shitjes së naftës, ISIS-it do t’i duhet të gjejë mënyrat tjera financimi, sic është rritja e taksave dhe dënimeve në zonat që ende kontrollohen nga ajo, kështu ka thënë zyrtari i sigurisë Muthana Jbara.
ma.me