Policia e Tiranës ka vënën nën hetim një përmbarues gjyqësor privat. Shtetasi me inicialet L.D. i ka bllokuar llogarinë bankare një 67-vjeçari në shkelje të procedurave ligjore.
“Më datë 26.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 48, banues në Tiranë, përmbarues gjyqësor privat, pasi dyshohet se në një bankë të nivelit të dytë i ka bllokuar llogarinë bankare me një vlerë parash, pa e vënë në dijeni shtetasin Nj.Gj, vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.