Mbështjellja olefobike është e tillë që mbron ekranin e celularit apo pajisjeve të tjera nga vajrat apo materialet e tjerë yndyrorë.
Samsung do të përdorë një material të tillë dhe një tjetër super-hidrofob (që nuk reagon me ujin) për të ndërtuar ekranet në pajisjet e tij të ardhshme. Ky lloj materiali përveç yndyrës mund të mbajë larg edhe ujin.
Kjo do të thotë se mund ta përdorni ekranin edhe me duar të lagura dhe pas kësaj mbi të nuk do të ketë shenja të gishtërinjve. Ekranet mund të përdoren në pajisje të ndryshme si celularë, televizorë, makina larëse etj.
Mbulesa ka edhe një avantazh tjetër, pasi ajo do të zvogëlojë sasinë e dritës të reflektuar nga ekrani.
Aktualisht Samsung ka ndërtuar telefona që janë rezistent ndaj ujit duke i veshur ekranet me një shtresë të përbërë nga material hidrofobik.
Mbulesa e re që po planifikon ti veshë ekraneve do ta rrisë akoma më shumë cilësinë e përdorimit të tyre dhe pritet që veçorinë Samsung ta aplikojë tek Samsung Galaxy S 8./krokodili/a.k