• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni në vjeshtë

by A R
27/09/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka që mbillet në pranverë dhe verë, korret në vjeshtë. Kjo është edhe një ndër arsyet përse vjeshta është sezoni i preferuar i shumicës së njerëzve. Meqë jemi në këtë sezon, po ju rekomandojmë 5 ushqime të shëndetshme që nuk duhet të mungojnë në tryezat tuaj gjatë kësaj kohe:

Patëllxhan

patellxhan

Patëllxhanët janë ushqim për trurin, falë një përbërësi të quajtur nasunin, i cili mbron qelizat e trurit nga oksidimi. Përbërës të tjerë të gjendur tek patëllxhanët mbrojnë gjithashtu nga kanceri, sëmundjet virale dhe ulin nivelet e kolesterolit. Nëse skuqen ose zihen me vaj (patëllxhanët janë si sfungjer) ose mbushen me djathë, patëllxhanët mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Por, nëse hahen në një mënyrë të shëndetshme, ata mund të sjellin një sërë përfitimesh në tru.

Ja si t’i gatuani: I pritni patëllxhanët në feta të holla. I spërkasni me kripë dhe i lini për 10 minuta. Kulloni ujin. I vendosni patëllxhanët në një enë të sheshtë dhe i spërkasni me pak vaj ulliri. Lërini të skuqen për 15 minuta, duke i kthyer në të dyja anët. Më pas u hidhni erëza, piper të kuq, kungull të njomë të papërpunuar ose të gatuar në skarë. Në fund mbështillni çdo fetë të patëllxhanit dhe u vendosni nga një kunj dhëmbësh.

Kungull

vjeshte_ushqime

Ushqimi i preferuar i stinës së vjeshtës. Kungulli ka përdorim të gjerë në kuzhinën tonë. Ai ka shumë vlera për trupin dhe përveç të tjerave, është edhe i shijshëm. Ai është burim i rëndësishëm i vitaminës A dhe beta-karotenit (i cili i jep ngjyrën portokalli).
Kungulli përmban gjithashtu fibrat të cilat na sigurojnë funksionimin e duhur të aparatit tonë tretës, dhe
vitamina të kompleksit B, të cilat kryejnë shumë reaksione kimike në metabolizmin tonë.
Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

Ja si të përgatitni një byrek me kungull (lexo këtu) ose ëmbëlsirë me kungull dhe kanellë (lexo këtu).

Shegë

shege

Shega cilësohet ndryshe si perla e vjeshtës. Ajo është një ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të hani. Vlera superiore ushqyese duket qartë nga përmbajtja e saj e lartë në antioksidues, në veçanti polifenolët, anthokianinat, taninat dhe acidit elalgilik. Madje përmbajtja e polifenoleve në shegë është edhe më e madhe se ajo e verës të kuqe, çajit jeshil dhe boronicës. Përveç antioksiduesve, shega përmban sasi të larta të vitaminës C, karotenoide, selen, kalium dhe fibra.

Ajo është sidomos e mirë për zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se shega mbron sistemin e qarkullimit të gjakut duke pakësuar formimin e yndyrës së dëmshme në arterie. Konsumimi i shpeshtë i saj është lidhur edhe me parandalimin e tumorit të prostatës dhe diabetit.

Këshillohet të konsumohet si:

  1. Sallata, së bashku me lakra me ngjyrë jeshile(ideale për gratë gjatë shtatzënisë).
  2. Ëmbëlsirë me fara (me qumësht bajame dhe qumësht të skremuar) – kanellë.

Boronica të kuqe

boronica e kuqe

Boronica e kuqe është cilësuar si antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar.

Konsumimi i një gote me lëng boronicash në ditë mund të ndihmojë gratë të mbajnë larg infeksionet e traktit urinar, ka zbuluar një studim i ri nga India (lexo më shumë këtu).

Antocianina, përbërësi përgjegjës për ngjyrën e kuqe, shërben gjithashtu si agjent antioksidues dhe anti-inflamator. Ajo mund të parandalojë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i gjirit, zorrës, mushkërisë dhe prostatës (lexo më shumë këtu).

Boronica e kuqe mund të konsumohet e freskët, si lëng, marmalatë ose e thatë.

Pras / Presh

prasi

Mund ta dini që hudhra dhe qepa mbajnë larg sëmundjet e zemrës për shkak të polifenolëve, që mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimi oskidativ dhe parandalojnë arterosklerozën. Preshi është gjithashtu një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo perime është e pasur me vitaminën K, e cila parandalon formimin e kancerit dhe është e mirë kur bëhet fjalë për rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës. Vitamina K është gjithashtu e mirë për forcimin e kockave.

Burimi: Today / http://shendeti.com.al/a.m.

Next Post
Lind fëmija i parë në botë i krijuar nga tre persona

Lind fëmija i parë në botë i krijuar nga tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

July 31, 2026
Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

July 31, 2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

July 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Gusht 2026

July 31, 2026
Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com