Në pranga kanë rënë Ledian Lato 28-vjeç, banues në Tiranë dhe Eriseld Begaj 29-vjeç, banues në Durrës. Lato udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup)i’u gjet dhe i’u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special dhe një krëhër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm.
Begaj, në lagjen Nr.8 Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia i’u gjet dhe i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik.