Ku shkon një kanaçe me pije freskuese pasi e hedh në plehra?! Po një gazetë e vjetër apo bateria e prishur e celularit tënd të vjetër?
Në 3 vende të mundshme. Në një Landfill, në incerenator ose në rastin më të mirë, në një fabrikë riciklimi.
Milionat e tonëve të mbetjeve që prodhohen cdo vit në botë shkojnë drejt një industrie që në terma globalë, vlen më shumë se 500 miliardë dollarë dhe që punëson më shumë se çfarëdolloj tjetër industrie(përveçse agrikulturës)
Vetëm në SHBA, vlera totale e këtij sektori shkon rreth 87 miliardë dollarë dhe numri i të punësuarve direkt prej saj arrin në rreth 140 mijë persona.
Në rang global, industria e riciklimit ka punësuar rreth 1.5 milionë persona.
Në Bashkimin Europian tregu i riciklimit të mbetjeve i kalon 60 milionë eurot dhe trendi i 5 viteve të fundit ka qenë në rritje.
Vendi i parë që mban rekord për sasinë e materialeve të ricikluara është Zvicra, e cila riciklon më shumë se gjysmën e mbetjeve të saj, ndërsa vendi më i dobët është Rumania, e cila çon nëpër landfille thuajse të gjithë sasinë e mbetjeve të saj, rreth 99%.
Gjermania është vendi i parë në Europë dhe botë që ka organizimin më të sofistikuar të mbetjeve të saj. Në cdo vend ka 5 kazanë plehrash të ndryshëm, për lloje të ndryshme mbetjesh.
Kina është një tjetër vend që ka çuar përpara industrinë e saj të riciklimit dhe është kthyer në shtetin më të madh që importon mbetje, duke nisur që nga plastika e letra, deri tek mjetet teknologjike dhe materialet solide, si hekuri, bakri etj.
Më shumë se 100 milionë tonë plastikë krijohet çdo vit në botë, ndërsa riciklimi i një shisheje plastike ruan mjaftueshëm energji sa për të mbajtur ndezur nbjë dritë 60 vatëshe për 6 orë.
Një raport i vitit 2010 shkruante se i gjithë tregu botëror i mbetjeve nga koleksionimi deri tek riciklimi, kapte shifrën e 300 miliardë eurove, ose 410 mld dollarëve./JAVA/a.k