Çmimet e naftës janë ulur me rreth 65% që nga kulmi në qershor të 2014-s. Ky ndryshim dramatik dhe i papritur në rënien e çmimeve ka ndezur debatin mbi shkaqet dhe pasojat. Ndoshta, rregullimet dinamike kanë ndryshuar strukturën e tregut, duke e bërë krejt të ndryshëm nga e kaluara. Për më tepër, mënyra se si rënia në çmimet e tregut prek ekonominë globale, ka ndryshuar në drejtime të ndryshme.
Tashmë nevojitet një perspektivë më e gjerë për të kuptuar pikëpamjet në plan afatgjatë të naftës. Për t’i vënë kapakun, ky artikull i Forumit Ekonomik Global u jep përgjigje 7 pyetjeve për sa u përket tregut të naftës në ekonominë globale.
Pyetja e parë: Rënia i atribuohet tepricës së ofertës apo të kërkesës?
Sipas të dhënave, faktorët e ofertës shpjegojnë më mirë rënien fillestare të çmimeve në 2014-n sesa faktorët e kërkesës. Një mori çështjesh janë trajtuar, duke përfshirë edhe rritjen e shpejtë në prodhimin e shistit argjilor në SHBA; një ndryshim i strategjisë së Arabisë Saudite, anëtarit më me peshë në e Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC); prodhim më të lartë sesa pritej në vende si Libia dhe Iraku, pavarësisht konflikteve; rikthim të naftës iraniane në treg si dhe heqja e ndalimit të eksportit nga SHBA-ja. Këta faktorë vijojnë.
Faktorët e kërkesës gjithashtu kanë luajtur rol të rëndësishëm. Kërkesa për naftë është rritur e pandryshuar që nga 2011. Ndërsa në tregjet në zhvillim, rritja ka qenë më e ngadaltë. Sigurisht, ndryshimi në pritshmërinë e kërkesës së ardhshme mund të shpjegojë këtë vonesë në përgjigje ndaj tregut. Veçanërisht, realizimi ka qenë gradual, ndërsa ngadalësimi në tregjet në zhvillim ka qenë strukturor, jo ciklik. Për më tepër, në disa raste, çmimet e naftës binin para se të ktheheshin përsëri aty ku ishin, në fund të gushtit në 2015 dhe në janar-shkurt 2016.
Pyetja 2: A ka ende rëndësi OPEC-u?
Teorikisht, efektiviteti i kartelit dhe i marrëveshjeve të tij varet nga fortësia e kërkesës dhe ofertës jashtë kartelit. Në vitet 2000, kërkesa e fortë dhe OPEC-u joshën investimet dhe prodhimin në zonat me kosto të lartë, si në plazhet e naftës në Kanada dhe në ujërat e thella të Brazilit. Duke marrë në konsideratë vonesën nga periudha e investimit deri në atë të prodhimit të naftës, prodhimi në zonat që nuk janë pjesë e OPEC-ut përkoi në të njëjtën kohë me ngadalësimin e tregjeve në zhvillim dhe pritshmëria e kërkesës së ardhshme filloi të lëkundej.
Në përgjigje, OPEC-u dominues dhe njëkohësisht prodhuesit me kosto të ulët ndryshuan strategjitë. Në të kaluarën, Arabia Saudite stabilizoi çmimet duke shkurtuar prodhimin kur çmimet uleshin shumë dhe duke i rritur kur ato ngriheshin më tepër se çmimi i synuar.
Në 1986, Arabia Saudite tentoi të shkurtonte prodhimin nga një tepricë e pazakontë, në mbështetje të çmimeve, megjithëse prodhimi në vendet jo anëtare të OPEC-ut u rrit me shpejtësi, duke bërë që shkurtimi në prodhim të dështonte. Ndoshta, duke nxjerrë mësim nga ky episod, këtë herë vendi deklaroi se do të rriste prodhimin, duke nxjerrë jashtë loje prodhuesit me kosto të lartë operimi. Vëzhguesit presin që ky ndryshim në strategji të zgjasë dhe të presë kohën e duhur që t’ia dalë mbanë.
Pyetja 3: A është ndryshimi në strukturën e kostos i përhershëm apo i përkohshëm?
Përgjigjja e shkurtër është se ndryshimi është i përkohshëm. Një fakt i rëndësishëm për sa i përket rënies së çmimeve është ndryshimi domethënës në strukturën e kostove që lidhet me prodhimin e naftës. Shumë besojnë se struktura e kostove, që shpeshherë përfaqësohen nga çmimet e pikës kritike, është konstante dhe nxitet nga faktorë të pandryshueshëm, siç është natyra e naftës dhe lidhja gjeologjike.
Praktikisht, struktura e kostove varet nga një mori faktorësh, duke përfshirë edhe përmirësimet teknologjike dhe zgjerimin e njohurive nga zbatimi. Rrjedhimisht rëniet drastike të çmimeve dhe çmimet e pikës kritike janë zhvendosur më poshtë, duke u sinkronizuar me rënien në çmime. Ky ndryshim shpjegohet nga përfitimet eficiente operative që rrjedhin nga reduktimet domethënëse të sektorit të shërbimeve që mbështeten nga sektori në fjalë.
Pyetja 4: A reflektojnë tregjet e ardhshme ndjeshmërinë?
E ardhmja nuk ka ndihmuar në parashikimin e krizave të tregut. Pritshmëria e tregut për trajektoren e çmimeve, parë nga e ardhmja afatgjatë, ndryshuan pas takimit të OPEC-ut në nëntor të 2014-s, duke shtuar se tregjet në të ardhmen do të mësojnë gradualisht. Kurba e ndryshimit të naftës ishte në rritje përgjatë viteve 2000, por sapo arriti pikën më të lartë do të vinte dhe rënia në fund të 2014-s. Kufizimi i lidhur me të ardhmen është dy kahesh. Së pari, tregjet janë të mëdhenj për sa i përket nivelit në madhësinë absolute por relativisht të dobët pas 12 deri në 18 muaj kur merret në konsideratë volumi relativ i tregtuar me volumin aktual të konsumuar. Në të ardhmen, kjo nuk do të reflektojë volumin e tregtuar mbi “banak”.
Së dyti, ashtu sikurse mallrat e tjera, tregjet e së ardhmes janë subjekt i mosbalancimit midis periudhave afatshkurtra dhe afatgjata. Me fjalë të tjera, ka një kërkesë të lartë në terma afatshkurtër krahasuar me prodhimin e naftës që pozicionohet në terma afatgjatë nga prodhuesit.
Pyetja 5: Pse nuk kanë zhvilluar ekonominë globale çmimet e ulëta?
Ndërkohë që rënia në çmimet e naftës do të transferohej nga eksportuesit tek importuesit, diferenca e pritshme në shtesën neto buron nga prirja e lartë për të shpëtuar të vjetrit. Gjithashtu, është e rëndësishme të bësh dallimin midis shokut të çmimeve të shkaktuar nga oferta dhe atij nga kërkesa.
Ka disa arsye që shpjegojnë efektet e çmimeve të ulëta në ekonominë globale. Një rënie më e lartë se pritshmëria në zgjerimin e kapitalit në sektorin e naftës, veçanërisht në Amerikën e Veriut, ka shkaktuar zvarritje në tregtinë dhe ekonominë botërore. Eksportuesit e naftës kanë provuar reduktim më të madh se pritshmëria në zgjerimin përgjatë vendit. Kjo ka çuar në subvencione më të ulëta të energjisë, shërbimeve sociale, investimeve në infrastrukturë dhe importeve nga tregjet si të zhvilluar ashtu edhe në zhvillim.
Presioni ka ndikuar në rënien e fondit të aseteve të pavarura, me pasoja të mundshme në tregjet financiare kundrejt shqetësimeve të likuiditetit të tregut.
Në ekonomitë e zhvilluara, konsumatorët duket se kanë ruajtur një pjesë të madhe të pakësimit në faturën e importeve neto të naftës. Ndërsa në tregjet në zhvillim, kufizimi i kalimit nga çmimet ndërkombëtare tek ato vendase tregon se kjo mundësi nuk është shfrytëzuar, megjithëse ka përmirësuar bilancet e qeverive. Forcimi i dollarit amerikan ka kufizuar në një mënyrë zvogëlimin e çmimeve të naftës në monedhat vendase.
Më e rëndësishmja, politikat e normave të interesit kanë qenë afër zeros.
Pyetja 6: Çfarë duhet bërë nga marrëdhënia e dyfishtë ndërmjet tranzicionit të energjisë dhe çmimeve të naftës?
Tranzicioni i energjisë i referohet ndryshimit drejt energjisë me karbon të ulët apo pa karbon fare, siç janë energjitë e rinovueshme. Ka shumë gjasa që mjedisi i pritshëm i çmimeve të ulëta për një kohë të gjatë do të vonojë periudhën e tranzicionit. Tranzicioni gjithashtu përballet me një mori çështjesh që do të duan dekada për t’u zgjidhur. E ardhmja e naftës do të varet nga një ndërthurje komplekse e demografisë, teknologjisë dhe politikave publike që do të ndikojnë në kërkesë dhe në ofertë. Prandaj kur diskutohet për energjinë duhet parë më gjerë.
Nga ana e ofertës, nafta do të përballet vazhdimisht me konkurrencën nga burime të tjera të energjisë, siç është gazi natyror dhe energjitë e rinovueshme. Nafta është një nga produktet më të përdorura për transport. Zhvillimi i teknologjisë po përfshin në sektorin e transportit përdorimin më të gjerë të makinave hibride dhe elektrike dhe ndarja në sektorin e transportit dhe atë të energjisë do të zhduket në të ardhmen. Ky trend me shumë siguri do të zëvendësojë naftën, fillimisht duke përfituar nga gazi natyror dhe më pas nga energjitë e rinovueshme.
Nga ana e kërkesës, ndërveprojnë forca kundërvepruese. Në njërën anë, urbanizimi i shpejtë dhe rritja e klasës së mesme në tregjet në zhvillim, sidomos në Azi, do të nxisë kërkesën e naftës për transport. Në anën tjetër, pritshmërinë për rritje të vogël dhe politikat publike për të ulur emetimet e gazit do të përmirësojnë eficiencën e naftës dhe do të pakësojnë kërkesën.
Pyetja 7: A është fundi i pikut të naftës?
Hipoteza e pikut të naftës parashtronte se oferta e naftës do të kapte majat në vitet 2000. Pikërisht në momentin kur revolucioni i qymyrit të gurit do të mbaronte, ky revolucion mund të shikohet si një përgjigje e rrezikshme e ofertës ndaj çmimeve të larta në vitet 2000, duke sfiduar dhe faktorët gjeologjikë që ishin të kufizuar në furnizim.
Përtej përgjigjes së teknologjisë ndaj çmimeve të naftës, baza burimore varet nga eksplorimi. Sipas të dhënave, zbulimet e naftës kanë ndodhur kryesisht në vendet në zhvillim, siç janë ato të Amerikës Latine dhe të Afrikës Subsahariane. Rritja e zbulimeve në Hemisferën e Jugut do të vazhdojë të mbështesë ofertën, pavarësisht rezervave në Hemisferën e Veriut dhe çmimeve të ulëta. Thënë kjo, rreziku se gazi fosil mund të dalë nga përdorimi, mund të bëjë shumë shtete të prekshëm nga krizat financiare dhe falimentimet.
Monitor/d.i.