Policia e Kukësit ka vënë në pranga 35-vjeçarin Flamur Hajdaraj pasi me automjetin e tij ka tentuar që të kalojë në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë e Kosovës 22 emigrantë afganë në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Flamur Hajdaraj 35-vjeç, pasi në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjin”, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, është kapur në flagrancë duke transportuar 22 shtetas afganë, me automjetin e tip “Fugon” me targa AA 060 GT, i cili nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonte për në Kosovë, kundrejt fitimit.
ma.me