Claudio Ranieri i ka dal në ndihmë Jose Mourinhos.
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke u kritikuar në Angli për tre humbjet me radhë që pësoi me ‘Djajtë e Kuq’, pavarësisht fitores së fundit 3:1 në Kupën e Ligës.
Tani, trajneri i kampionëve të Anglisë, Claudio Ranieri, i ka dal në mbrojtje portugezit duke thënë se kur një skuadër ndërron trajnerin, duhet kohë që lojtarët t’i kuptojnë idetë e tij – diçka që po ndodh edhe me Mourinhon.
“Ai është trajner i jashtëzakonshëm. I zgjuar dhe inteligjentë. Ai gjithashtu është një person i mrekullueshëm dhe i dëshiroi gjitha të mirat, pas të shtunës natyrisht”, tha fillimisht Ranieri.
“Kur një skuadër ndryshon trajnerin dhe lojtarët – duhet të punoni shumë që ata t’i kuptojnë fillimisht idetë tuaja, pastaj vijnë rezultatet”, shtoi ai, duke i dal në mbrojtje portugezit, cilëson “Express”. (b.an)