• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse nuk do t’i fitoj primaret?”, Hajdari tregon bisedën me Bogdanin para takimit me Berishën

by A R
20/09/2024 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miq, kolegë, familjarë e qindra qytetarë ditën e djeshme i dhanë lamtumirën e fundit një politikani, djali, bashkëshorti dhe babi të mirë, Gerti Bogdanit. Për të gjithë Gerti ishte njeriu me medalje ari, si në mësime e kualifikimet e tij, por edhe në jetë, mes shokësh e kolegësh, në familje e kudo ku shkonte.

Në këto vite të jetës së tij Gerti zgjodhi që të ndiqte rrugën e politikanit të drejtë, të ishte për qytetarët, të mendonte për ta dhe jo për veten. E ky virtyt i tij si duket nuk e lejoi që të ngjitej më lart në strukturat e Partisë Demokratike, kështu është shprehur së fundmi Rudina Hajdari.

Hajdari ka zgjedhur sot të reagojë për ikjen e parakohshme të ish-deputetit. Përmes rreshtave ajo, si shumë të tjerë, ka treguar se sa djal i mirë ishte Gerti, fjalë të cilat ashtu si dhe ish-deputetja thekson duhet që t’ia thoshin në sy kur ishte ende gjallë.

Hajdari ka sjellë dhe një moment me ish-deputetin, kohë kur ai u përfshi në Primaret dhe prisnin jashtë selisë ish-kryeministrin Sali Berisha, por që fatkeqësisht nuk arriti të fitonte dhe këtë rezultat zhgënjyes ish-deputetja thotë se ia tha kolegut para se të zhvilloheshin zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Dhimbja e humbjes së jetës na përul dhe na përball me realitetin në formën e tij më të kthjellët. Kjo dhimbje, veçanërisht kur dikush largohet në kulmin e jetës, është aq e thellë dhe e rëndë sa na shtyn të reflektojmë me ndershmëri dhe seriozitet. Sepse përndryshe, do të ishte një padrejtësi ndaj kujtimit të atij personi.

Nëse do mund të flisja sot me Gertin do u bëja një pyetje që besoj e kanë shumë njerëz;

Me respekt të plotë për ty, më trego si është e mundur që një figurë si ti, me një karrierë kaq të pasur, nuk arriti të depërtojë në strukturat më të larta të PD-së?

Si ka mundësi që vetëm tani fliten ato gjëra që duhej të ishin thënë për ty kur ishe ende mes nesh?

Më kujtohet një moment kur qëndronim në radhë për të takuar Berishën, gjatë kohës kur Gerti ishte në primare në Tiranë. I thashë: “Gert, ti nuk do të fitosh, e di këtë, apo po përpiqesh thjesht të legjitimosh një garë të fortë?” Ai më pyeti pse mendoja kështu. I thashë se dukej sikur kjo ishte një nismë e tij dhe jo një ide e mbështetur nga lart. Ai u duk i befasuar nga sinqeriteti im, por nuk më kundërshtoi. Kur erdhi momenti për të takuar Berishën, ai më lejoi të hyja e para, duke treguar një xhentilesë të vërtetë. Por ndërsa qëndroja para Berishës, mendova për të gjithë ne që prisnim jashtë – të gjithë të përkushtuar për të dëshmuar se PD-ja ende kishte njerëz me edukim, staturë dhe përkushtim për të çuar përpara këtë forcë politike.

Gerti ishte një djalë nga Tirana, me një familje model dhe me ideale altruiste. Ne besonim fort se meritokracia nuk mund të injorohej aq lehtë. Ishim të bindur se gjykimi i drejtë do t’i jepte secilit atë që meritonte. Por e vërteta është se në Shqipëri ende nuk ekziston një sistem vlerash të mirëfillta. Ndoshta na duhet të reflektojmë si shoqëri, që secili të kuptojë peshën e vet dhe të dijë se, po të kishim një sistem të vërtetë meritokracie, Shqipëria do të ishte ndryshe.

Ne nuk kishim asgjë në dorë për jetën e Gertit, por mund të punojmë të mbajmë në jetë modelin e tij. Atë të ndershmërisë, meritokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë mund ta bëjmë si shoqëri!

/a.r

Next Post
Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës

Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In