Të paktën 18 civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.
Kështu ka thënë sot për AP zyrtari i shëndetësisë së Jemenit, Sami Motair, transmeton Express.
Ai ka shtuar se trupat e njerëzve janë gjetur të varrosur nën rrënojat e të paktën tri shtëpive që u goditen nga raketat.
Ai ka thënë se numri i të vdekurve pritet të rritet./a.k.