Policia italiane ka prangosur një shqiptar i cili kërkohej prej dy vitesh për trafik droge në Itali.
Mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë Fatbardh Demaj, 38 vjeç, i cili rezulton i dënuar që prej korrikut të vitit 2014.
Mësohet se Demaj ishte në arrest shtëpie në vitin 2013, por ai iku nga shtëpia dhe që prej asaj kohe ai ishte shpallur në kërkim nga policia italiane.
Por, duket se një gabim trashanik i ka kushtuar atij lirinë. Vendodhja e tij u zbulua nga policia pasi ai kishte rezervuar në një hotel në Altopascio, në Firence.
Për prenotimin e tij në këtë hotel, policia u vu në dijeni nga një sistem i ngritur për të kapur personat me precedent kriminal të cilët rezervojnë në hotele.
Menjëherë pas kësaj, policia shkoi në hotelin në fjalë dhe arrestoi shqiptarin e kërkuar që tashmë do të duhet të kryejë një dënim prej shtatë vite e një muaj burg. /Gazeta Express/