Dhuna barbare ndaj biznesmenit libanez, Omnix Albania tërhiqet nga super restorti 450 milionë dollarë në Gjirin e Lalzit
Sulmi i dhunshëm ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri, ka dhënë efektet e veta.
Kompania Omnix Albania thotë se tërhiqet nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit.
Ajo thotë gjithashtu se tërhiqet nga çdo investim tjetër në Shqipëri.
Deklarata e plotë:
Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.
Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.
Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.
Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti japte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe balkan.
Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen economike të Shqipërisë.
Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për cdo shqiptar.
Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga cdo investim në Republikën e Shqipërisë.
Falenderojm qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.
I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqëve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.
Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group