• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OKB kërkon nga Kosova dhe Serbia zgjidhje urgjente për të shpërngulurit

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke u bazuar në një vizitë pesëditore në Kosovë e Serbi, një ekspert i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës të gjejnë një zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme, për qytetarët që janë shpërngulur gjatë luftës para 17 viteve.

“Një zgjidhje e qëndrueshme për të shpërngulurit e brendshëm duhet të jetë një opsion i hapur për ta dhe duhet të jetë diçka e shkëputur nga procesi politik”, ka thënë raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të personave të shpërngulur, Chaloka Beyani, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Komisionerit të lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së (OHCHR).

“U sugjeroj autoriteteve atje që të marrin parasysh urgjentisht kërkesat dhe të shohin nevojat e personave të shpërngulur brenda vendit”, ka thënë ai, duke bërë me dije se nuk zgjidhet problemi vetëm me rikthimin në shtëpitë e tyre. Sipas UNHCR-së janë ende më shumë se 88 mijë persona që janë shpërngulur brenda vendit në Serbi dhe më shumë se 16 mijë të tillë në Kosovë, e sipas këtij publikimi atyre duhet t’u gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut shprehet gjithashtu i shqetësuar për kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz, sidomos ata që u takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

“Këtyre personave duhet t’u plotësohen disa kërkesa specifike, sidomos në të drejtën e tyre për të pasur qasje në shtëpitë e dikurshme, në punësim, shërbim shëndetësor dhe edukim”, thotë Beyani, duke shtuar se këto problematika duhet të adresohen si diçka vërtet emergjente. (b.an)

Next Post
(VIDEO) 14-vjeçari shqiptar martohet me një… 13-vjeçare

(VIDEO) 14-vjeçari shqiptar martohet me një… 13-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In