Frank Lampard do të mungojë deri në katër javë për shkak të një lëndimi rë pësuar në paraqitje me New York City FC.
Ish mesfushori i Chelseas u dëmtua gjatë barazimit kundër Dallasit me rezultat 2:2 të dielën, ku ekipi i Patrick Vieira – i treti në Konferencën Lindore – mbeti dy pikë prapa liderit Toronto.
Klubi nga Major League Soccer ka publikuar një komunikatë duke sqaruar se lëndimi është tjetër nga ai që e pësoi 38-vjeçari që mungoi në 16 ndeshjet e para të sezonit. Pas tejkalimit të atij problemi, Lampard realizoi 12 gola në 15 paraqitje si titullar.
Neë York City FC ka edhe katër ndeshje të mbetura në sezonin e rregullt andaj Lampard mund të rikthehet me kohë për të luajtur në play-off, përderisa periudha e rikuperimit vazhdon pa ndonjë komplikim.
Lampard, së bashku me Andrea Pirlon janë dy prej futbollistëve kryesorë tek New York City FC, përgatiti Koha. (b.an)