Dera e Universitetit të Arteve në Tiranë është gjetur sot në mëngjes e shqyer.
Menjëherë pas konstatimit të bërë, zëvendësrektori i Universitetit ka njoftuar Policinë e Shtetit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Sipas dyshimeve të para, bëhet me dije se dera është shkatërruar nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë pasur si qëllim grabitjen.
Nuk dihet ende nëse në Universitet janë grabitur sende apo jo.
Efektivët e komisariatit nr. 2 kanë nisur veprimet hetimore në vendngjarje./a.m.