Pas mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar, e habitur nga reagimet e shumta ne inbox te atyre qe nuk ngurrojne te flasin, po mendoj se kam vetem nje mundesi per te shpjeguar, pse- ne e debatit te djeshem post Diber ne partine time.
Te hap nje komunikim te hapur i cili nuk zevendeson ate “Te Madhin”, por mberrin me shpejt se kembet e makina tek cdo demokrat apo qytetar qe sot e ndjen veten te derrmuar nga kjo qeveri dhe fatkeqesisht ende nuk sheh shprese tek opozita. Sado ne renie te perditshme kjo qeveri te jete, sado te bleje vota e te kercenoje per vota, nje fund kjo do te kete.
Por per te mos pritur fundin natyral te nje pushteti qe masakron, duhet vullnet per te pare nga vetja. Partia Demokratike ka fituar sa here nuk i eshte fshehur vetes dhe mbeshtetesve te saj. Pavaresisht nese perballe kishte komuniste a qeveri krimi. Une e di fare mire se sot besimi tek politika dhe politikanet eshte ne agoni.
Per faj tonin! Edhe per turp tonin qe duam te bejme me faj ata qe nuk na votojne! Ajo qe ndodhi ne Diber eshte vetem nje grimcë e fatalitetit, pështirosjes, rrezikshmërisë që dizenjohet në realitetin politik, social e ekonomik sot në Shqiperi. Humbja e nje pale zgjedhjeve me te vertete eshte problemi me i vogel sot. Por menyra se si i qasemi te vertetes brenda nesh eshte ajo qe me shqeteson.
Ne kete hall te ringritjes, jane sot deget e Partise Demokratike, grate, burrat, militantet qe nuk ka parcele kanabisi t’i bleje, te votuarit, te pavotuarit, te shmangurit, te larguarit, rishtaret mbeshtetesit e PD-se. E di qe dikush do te thote ” u kujtove”, ” pse tani”, ” po ti c’ke bere” e plot pyetje e vramendje qe me ngacmojne vete cdo dite.
Me kete komunikim ketu nuk pretendoj aspak se mund te zgjidh hallin qe na ka zene e as kete gjendje rremuje qe jetojme cdo dite, thjesht dua qe me ata njerez qe me shkruajne te komunikoj hapur. Nene Tereza thoshte sa te rrish te mallkosh erresiren me mire ndiz nje qiri!