Avokati i saj, Michael Rami, gjithashtu shprehet se nëse rasti në gjykatë provohet si shkelje e privatsisë, ashtu siç pretendon edhe vet ky i fundit, atëherë vajza do ta fitojë rastin, i cili është i planifikuar të ndodh në nëntor.
“Ishte shumë e turpshme dhe kjo nuk kishte asnjë kufi. Ata kishin shkrepur fotografi në çdo moment, kur isha në toalet apo e shtrirë lakuriq në shtratin tim dhe të gjitha i kishin publikuar”, shprehet 18 vjeçarja ndër të tjera, duke folur për mediat lokale raporton blic.
“Unë jam e lodhur duke mos u marrë seriozisht nga prindërit e mi”, shprehet vajza.
Seanca gjyqsore do të mbahet në nëntor ku edhe do të vendoset për rastin./a.m.