• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ata me armë im bir i sakatoi me grushte”, babai i Noizyt: Cozman do të përgjigjet

by A R
15/09/2016 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Cozman do të përgjigjet për atë që ka bërë”, e nis kështu rrëfimin e tij për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” babai i Noizy-t, i cili mbeti i plagosur dy ditë më parë gjatë një sherri në qendër të Prishtinës.

“Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël, dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Dhe nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, – shprehet, Bashkim Rajku.

Më tej tregon se lajmin e sherrit e ka marrë vesh nga mediat dhe menjëherë është nisur për në Kosovë, ku dhe ka takuar të birin e plagosur në spital. Si një nga personat më të afërt me të, ai tregon se si e gjeti në Kosovë Rigelsin.

“Kur e pashë, ishte duke qeshur. ‘S’kam asgjë’, më tha, ishte fare i qetë. Dhe me të vërtetë nuk kishte asgjë; sapo mori mjekimin doli menjëherë nga spitali”, – shprehet babai i këngëtarit të mirënjohur.

Labeli “Babastars” sulmoi ditën e martë Noizy-n së bashku me miqtë e tij. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga kjo përplasje, mbeten ende të paqarta rrethanat që çuan në këtë sherr. Babai i reperit të njohur tregon arsyet që çuan në këtë konfrontim.

Sipas Bashkimit, grupimi “Babastars” i ka sulmuar djemtë sapo i ka parë, me qëllim poshtërimin e reperit. Madje ata kanë përdorur armë, ndërsa Noizy së bashku me pjesëtarët e tjerë të OTR kanë qenë të paarmatosur.

“Ata kanë qenë të përgatitur për ta frikësuar, se kanë qenë edhe me kamera me vete. Kanë menduar se Noizy do t’u dorëzohej që ta poshtëronin, po kur e kanë parë veten të shtrirë për tokë, atëherë kanë qëlluar me armë. Po kjo është një pabesi që i është bërë, se askush nuk i gjuan tjetrit në shtëpinë e vet. Edhe pse kanë qenë me armë në dorë, Noizy prapë i ka rrahur, i ka sakatuar. Kjo është historia”.

Mes gjithë kësaj historie ai nuk harron pa përmendur edhe policinë e Kosovës, që sipas tij kanë qenë të paaftë për të mbrojtur Noizy-n, ndaj dhe atij i është dashur të vetëmbrohet. “Për sa i përket Policisë së Kosovës, shumë e dobët, shumë e paaftë. Ka qenë aty kur është zhvilluar ngjarja dhe s’ka mundur të bëjë asgjë. Është dashur që Noizy të vetëmbrohet. Noizy me grushte dhe ata me armë”, – përfundon Bashkimi.

“Bilanci” i konfrontimit është me dy të plagosur dhe tre të arrestuar. Konkretisht Noizy dhe miku i tij, Varrosi kanë mbetur të plagosur, pas sherrit me armë me Cozmanin, vëllain e tij dhe një mik. Të shumta ishin lajmet që vinin nga Kosova rreth gjendjes shëndetësore të këngëtarëve, megjithatë gjithçka është marrë vesh mbrëmjen e ditës së martë, kur Noizy, edhe pse i plagosur, ka vijuar koncertin e planifikuar në Ferizaj, ndërsa Cozman mbetet në burg, deri në gjykimin e tij./GSH/a.m.

Next Post
Rama- Topallit: Je mjeshtre e gënjeshtrës, do bëje xheloze dhe Tinka Kurtin, se të dyja aktore nga Shkodra jeni

Diskutohen ndryshimet në ligjin për luftën ndaj drogës, priten debate në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 23, 2026
Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

May 23, 2026
Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

May 23, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In