Rreth 14 mijë bimë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies nga Policia e Gjirokastrës. Pak më parë policia njoftoi për një aksion antikanabis në Vaun e Dejsë, ku u shkatërruan rreth 11 mijë bimë të tjera.
Aksioni në Memaliaj u zhvillua në Njësinë Administrative Buz, në vendet e quajtura “Hamzaj” , “Revishtë” , ” Lajthizë” , “Osmanaj”, “Cacaj ” , “Komar” dhe ” Kalemaj”.
Bimët narkotike ishin të kultivuara në 87 parcela. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./java/a.k