Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi është përfshirë në një ngjarje ku dyshohet se ka dhunuar një qytetar. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Noka ka mohuar të gjitha akuzat dhe deklaruat e policisë dhe PS-së, ndërsa tha se nuk është përfshirë në asnjë incident. Sipas tij shefi i Policisë së Dibrës është pronar i disa parcelave me drogë në këtë zonë.
“Janë shpifje të segmenteve kriminale të policisë së Dibrës. që janë marrë me blerje votash. Ky grup drejtohet nga Bled Aga që është pronar i disa parcelave me drogë. Ata po inskenojnë me sajesa për qytetarët. Ne jemi duke u marr me procesin e zgjedhjeve. Asgjë nga policia nuk është e vërtetë. Targa e makinës time është e vërtetë. Nuk e kam sekrete. Jam njeri i hapur dhe kam lëvizur gjatë gjithë kohës për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut”, tha Noka.
Burimeve zyrtare të policisë, pohuan se makina tip ‘Audi’ Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, ku udhëtonte deputeti Noka nuk i ka ndaluar postbllokut të ngritur nga forcat e rendit në hyrje të Dobrovës në Dibër, ndërsa më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit. Megjithëse vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, drejtuesi i mjetit përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit të Peshkopisë duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë.
Gjithçka ka nisur nga një konflikt, ku sipas dëshmisë së qytetarit Artan Isakun, deputeti Noka e ksihte dhunuar dhe më pas i kishte nxjerr pistoletën. Më herët, PS denoncoi dhunën ndaj qytetarit në fjalë.
BW/d.i.