Dritan Selishta, personi i denoncuar dje nga Partia Socialiste si autori i dhunës ndaj administratorit të njësisë administrative Tomin në Dibër është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. 34-vjeçari i njohur si militant i PD nuk ka bërë rezistencë kur policia i shkoi në banesën e tij në Brezhadan. Fill pas daljes nga ambientet e komisariatit, vjen kjo foto ku shfaqet Selishta, ku ngreh dy gishtat, si militantë i PD-së./BW/a.m.
DEKLARATA E POLICISË
Rreth orës 13:00, në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta, 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër, person me preçedent të mëparshëm kriminal.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, shtetasin N.M, 58 vjeç.
Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejne veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.