Ky moment qesharak, nuk u ka shpëtuar as atyre që e ndjekin live parlamentin përmes TV, siç është profesori i Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Bardhyl Matraxhiu. Përmes një statusi në facebook ai fshikullon deputeten.
“Sa po flet një deputete citon sipas saj çka thene VASHKO PASA Sinqerisht nuk ia di emrin sa e hapa TV. Komedia eshte se “lum kush te rroje e ta shohe zonje…” i ka thene N. Frasheri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan Matraxhiu.
Të shumtë janë komentuesit që i shkruajnë profesor Matraxhiut mbi nivelin e deputetëve tanë. Ata nuk harrojnë të permendin faktin se Liljana Elmazi nuk është vetëm deputete por edhe pedagoge e degës së Ekonomisë.
ma.me